Raphinha refuzon transferimin te Chelsea, dëshiron të luajë në ‘Camp Nou’ 

Sulmuesi i Leeds United, Raphinha kërkon të kalojë të Barca.

Sport

01/07/2022 14:45

Ditë më parë skuadra e Chelseat pa një ofertë prej 75 milionë eurove të pranohet nga Leeds për yllin brazilian, Raphinha.

Me atë ofertë, ‘Blutë e Londrës’ mposhtën Barcelonën e Arsenalin, të cilat ishin në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

Pasi që Leeds ishin të kënaqur me ofertën, në pyetje ishin vetëm kushtet personale me lojtarin, por si duket ky i fundit ka vendosur ta refuzojë kalimin në ‘Stamford Bridge’, përcjell lajmi.net..

Siç raportohet nga “AS”, Raphinha i ka kërkuar agjentit të tij, Decos, që të bllokojë transferimin e tij te Chelsea, pavarësisht se ky i fundit ka marrëveshje në vlerë prej 75 milionë eurove me Leeds.

Ylli brazilian dëshiron që të kalojë te Barcelona, pasi që kjo ka qenë ëndrra e tij që kur ishte fëmijë./Lajmi.net/