92 raste pozitive me COVID-19 të shtunën në Kosovë

Është rritur numri i rasteve të evidentuara me COVID-19 në Kosovë.

Lajme

31/07/2021 14:44

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 92 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, nga testimi i 3788 personave të dyshuar për koronavirus.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë, Ministria ka njoftuar se janë shëruar 16 persona duke e quar numrin e të shëruarave në 105,657 në total që nga fillimi i pandemisë.

Më së shumti raste gjatë 24 orëve të fundit janë nga rajoni i Prishtinës, gjithsej 29, në Gjilan 18, Rahovec 8, etj. /Lajmi.net/