9 shenja që lidhja juaj është duke u shkatërruar

Të gjitha lidhjet kanë probleme, por disa, nuk janë diçka që mund të tejkalohet.

Lifestyle

11/01/2021 14:27

Të gjithëve na pëlqen ideja e të pasurit të drejta dhe përgjegjësi të barabarta në lidhje, por kur vjen fjala tek praktika, sa është e vërtetë kjo?

Nganjëherë njerëzit gënjejnë për kush janë, dhe nganjëherë ata mendojnë se janë një person ndryshe prej kujt janë në të vërtetë, prandaj lidhjet përfundojnë në probleme, shkruan lajmi.net.

Këto janë shenjat dalluese që tregojnë se lidhja juaj po shkatërrohet:

Shpenzimi i pabarabartë i kohës dhe parave – Çdo ditë ju shkoni në punë, blini ushqimet, përgatitini darkën, pastroni dhe kujdeseni për gjithçka. Kurse partneri juaj ankohet se ju nuk po kaloni mjaftueshëm kohë me ta në shtëpi dhe ka kërkesa të vazhdueshme.

Vetëm njëri nga ju përfiton nga bashkëjetesa – Sigurisht, kur dy persona jetojnë bashkë, të dy duhet të kenë përgjegjësi të barabarta, dhe gjithashtu nuk është në rregull të kufizoni njëri-tjetrin p.sh. të mos përdorni shampon e tjetrit, ose të blini ushqime të caktuara për vetën etj.

Mospërkrahja financiare – Nuk i ofroni ndihmë njëri-tjetrit në kohë të vështira financiare që të mos e mësoni partnerin që të shpenzoj duke e ditur se ju do të kujdeseni për gjithçka edhe nëse ata shpenzojnë shumë, shkruan lajmi.net. Është logjike, por nuk duhet të bëni kufizime të tilla.

Nuk gjeni mbështetje tek njëri-tjetri – Nëse sëmureni, a do të kujdesen për ty? A mendoni se partneri do të tejkaloj një virus apo ftohje sepse nuk është fëmijë? Nuk kujdesen për kafshën shtëpiake kur ju nuk jeni në shtëpi? Nuk është e drejtë!

Nuk përpiqen të iu ndihmojnë në stres – Të gjithë përballemi me situata stresuese, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi nevojë për përkrahje dhe këshilla nga të dashurit tanë.

Steriotipizimet e punëve të “femrave” dhe “meshkujve” – Ju nuk do të provoni të mësoni të ndërroni një poq elektrik? Partneri juaj nuk do të mësoj të gatuaj? Gjëra të tilla nuk duhet të definohen nga gjinia.

Kritikat negative – Sigurisht, kritikat janë të mira, por jo nëse partneri vazhdimisht iu kritikon rreth punës që bëni, ose iu krahasojnë me persona tjerë që janë, le të themi, “më të arritur” në jetë, shkruan lajmi.net.

Mospranimi i përgjegjësive – Nëse diçka që keni zgjedhur bashkë, ose keni vendosur bashkë një ditë nuk iu pëlqen më, ata iu fajësojnë juve, kjo do të thotë se ata nuk marrin përgjegjësi.

Nuk iu përshtaten hobit – Të gjithë kanë hobi, dikujt i pëlqen pikturimi, shkrimi ose leximi, por kur partneri juaj ka dëshirë të luaj video-lojëra ose të shikoj filma, kjo mund të shkaktoi konflikt mes të dyve sepse do të pengoni njëri-tjetrin.

Interesat personale mbi interesat tuaja – Rrobat tuaja zënë shumicën e dollapëve, ose koleksioni i tij i lodrave të fëmijërisë ka zënë gjithë dhomën. Duhet të jeni të barabartë në hapësirat që zëni. /Lajmi.net/