63 minatorë ngujohen në horizontin e 11-të Trepçës

63 minatorë të Trepçës janë ngujuar në horizontin e 11-të të Trepçës. Komandanti i Zjarrfikësve të Mitrovicës, Bekim Ibishi për klankosova tha se është djegur trafo kryesore e këtij horizonti. Ai tha se ekipet janë duke punuar për nxjerrjen e tyre, kurse minatorët aktualisht mbeten ende të ngujuar. “63 minatorë janë ngujuar.Trafo kryesore është djeg.…

Lajme

07/10/2026 21:03

63 minatorë të Trepçës janë ngujuar në horizontin e 11-të të Trepçës.

Komandanti i Zjarrfikësve të Mitrovicës, Bekim Ibishi për klankosova tha se është djegur trafo kryesore e këtij horizonti.

Ai tha se ekipet janë duke punuar për nxjerrjen e tyre, kurse minatorët aktualisht mbeten ende të ngujuar.

“63 minatorë janë ngujuar.Trafo kryesore është djeg. Jemi duke punuar për nxjerrjen e tyre”, tha ai