60-vjeçari vdes nga koronavirusi, dëshmitari: ‘Qau për dy orë rresht, nuk mund të takonte familjarët e tij’

Një baba i dy fëmijëve, ishte dëshmitar i një pacient që, më pas ndërroi jetë nga COVID-19, duke qarë për familjen e tij për dy orë.

Fun

07/04/2020 18:40

Craig Farley-Jones kaloi gjashtë ditë në Spitalin e Përgjithshëm Tameside, Britani e Madhe, javën e kaluar ndërsa luftoi me Covid-19, raportoi

Burri 43-vjeçar është tani në shtëpi, por është i shqetësuar nga kujtimi i një pacienti në vitet ’60-ta, i cili i kaloi orët e tij të fundit duke qarë për familjen.

“Nuk do të doja të shihja askënd në atë gjendje”, tha 43-vjeçari nga Hyde.

“Kurrë nuk do t’i harroj ato dy orët në spital për aq kohë sa do jetoj. Ai bërtiste, duke thirrur familjen e tij me emër, pa pushim ndërsa kishte vështirësi në frymëmarrje”, rrëfeu i shëruari nga virusi pandemik

“Kërkoja që infermieret ta ndihmonin. Më thanë që nuk ka shpresë për të”.

Deri më tani, rreth 51 mijë raste me COVID-19 janë raportuar në Britani të Madhe, derisa mbi pesë mijë kanë vdekur si pasojë. /Lajmi.net/