6 gola, dramë e vërtetë – Barcelona dhe Interi e lënë të hapur mundësinë e finales së Ligës së Kampionëve
Një ndeshje spektakolare me gjashtë gola, emocione të shumta dhe përmbysje të vazhdueshme, përfundoi pa fitues në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, ku Barcelona dhe Inter barazuan 3:3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Takimi nisi me një tronditje për vendasit, pasi Marcus Thuram zhbllokoi rezultatin që në sekondën e 32-të, duke i…

Sport
Një ndeshje spektakolare me gjashtë gola, emocione të shumta dhe përmbysje të vazhdueshme, përfundoi pa fitues në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, ku Barcelona dhe Inter barazuan 3:3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Takimi nisi me një tronditje për vendasit, pasi Marcus Thuram zhbllokoi rezultatin që në sekondën e 32-të, duke i dhënë avantazhin Interit me 0:1. Në minutën e 21-të, Denzel Dumfries dyfishoi rezultatin në një kundërsulm të shpejtë, duke e vënë në vështirësi Barcelonën.
Por katalanasit reaguan shpejt. Në minutën e 24-të, Lamine Yamal, ylli i ri i Barcelonës, realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke ngushtuar rezultatin në 1:2. Vetëm 14 minuta më vonë, Ferran Torres barazoi gjithçka në 2:2, duke rikthyer entuziazmin në tribuna.
Pjesa e dytë nisi me ritëm të njëjtë, dhe sërish ishte Interi që goditi i pari: në minutën e 64-të, Dumfries realizoi dygolëshin personal, duke rikthyer epërsinë për skuadrën e Simone Inzaghit në 2:3.
Por Barcelona u përgjigj menjëherë. Vetëm një minutë më vonë, Raphinha lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, e cila u përplas në shtyllë dhe pastaj në portierin Yann Sommer, për t’u kthyer në autogol dhe për të vendosur rezultatin përfundimtar 3:3.
Ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e dytë në San Siro, ku të dy skuadrat do të kërkojnë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.