6 gjëra që i pëlqejmë tek Bruno Mars

Ai ishte ‘Elvisi i vogël’ Bruno Mars si fëmijë u rrit në Hawai, teksa performancën e tij të parë e bëri në Las Vegas. Ai ishte vetëm katër vjeçar, atëherë kur familja e tij filloi të zbulojë që ka talent dhe zë për muzikë. Kur Bruno Mars ishte fëmijë, babai i tij dëshironte që atë…

ShowBiz

19/02/2014 19:04

Ai ishte ‘Elvisi i vogël’

Bruno Mars si fëmijë u rrit në Hawai, teksa performancën e tij të parë e bëri në Las Vegas. Ai ishte vetëm katër vjeçar, atëherë kur familja e tij filloi të zbulojë që ka talent dhe zë për muzikë.

Kur Bruno Mars ishte fëmijë, babai i tij dëshironte që atë ta thërrisnin Elvis, teksa në moshën 6 vjeçare ai ishte imituesi më i ri i Elvisit në botë. Bruno më pas tha se atij i pëlqente gjithçka rreth idolit të tij, duke përfshirë këtu edhe buzët e tij.

Bruno Mars është edhe tekst-shkrues

Mars nuk del vetëm në skenë dhe këndon, ai gjithashtu i shkruan vet tekstet, gjë që e bën mjaft të veçantë. Ai në fillim dështoi të futej në skenë si këngëtar, dhe kështu vendosi të shkruajë tekste për artistët e tjerë.

Amerikani më vonë ka shkruar disa tekste të cilat tashmë janë bërë hit, si: ‘Billionaire’ të Travie McCoy, ‘Right Round’ të Flo Ridas dhe ‘Waving Flag’ të K’Naan e cila më pas u bë këngë zyrtare e Kampionatit Botëror 2010 në futboll.

Ai të lë përshtypje të mirë

Keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen ‘të dashurohesh në shikim të parë’, dhe më pas të thoni se një gjë e tillë është e pamundur? Ne po ju tregojmë se Bruno Mars mund të ju ndryshojë mendimin rreth kësaj gjëje, pasi sipas statistikave të fundit, këngëtari raportohet se është tejet i mirë në ‘lënien e përshtypjeve të mira’.

Ai çdoherë mund të gjejë një pikë të ndritshme – edhe kur është i arrestuar!

Kush mund ta harrojë situatën kur Bruno Mars u arrestua për përdorim të drogës? Edhe pasi u arrestua, ai dha një deklaratë duke buzëqeshur: “Unë nuk kam ide rreth kësaj gjëje. Ishte vetëm pikturë”.

Ai është i lezetshëm sa Monchhichi

Kur Burno Mars vendosi t’i mbante flokët e shkurtër, fansat filluan të ndjenjë një ngjashmëri ndërmjet tij dhe kukullës tejet të popullarizuar në vitin 1980, Monchhichi. Ai ka marrë disa mesazhe në rrjetet sociale ku njëra prej tyre ishte: ‘Bruno, mos je i lidhur me familjen Monchhichi?’.

Ai i mbështet motrat

Bruno Mars ka edhe anëtarë tjerë të familjes të cilët merren me muzikë. Katër motrat e tij kanë formuar një grup muzikor, të quajtur Lylas, teksa në vitin e fundit ata kanë lansuar një show në rrjetin ‘WE’. Motrat e tij thonë se ato marrin shumë këshilla nga Bruno Mars.