500 eurot që shkuan ‘dëm’ nga festa e parakohshme e AAK-së në Istog

Me tupan e muzikë, simpatizantët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Komunën e Istogut e festuan dje për faktin se Gani Dreshaj printe ndaj Haki Rugovës në garën për Istogun.

Lajme

18/12/2017 17:40

E përfituesit e parë nga kjo fitore e kandidatit të AAK-së në Istog, ishintumpanxhinjtë të cilët po argëtojnin me muzikë simpatizantët në qendër të qytetit të Istogut.

Në xhirimet nga festa e simpatizantëve të AAK-së në Istog, është parë se tumpanxhinjtë kanë fituar shuma të ndryshme të parave, të cilat janë vendosur në tupan. Madje, në tupan, shihen teksa janë vendosur edhe monedha të 500 eurove.


Festa e simpatizantëve të AAK-së në Istog

Por, një ditë më vonë rezultati i zgjedhjeve në Komunën e Istogut u përmbys. Dreshaj u parakalua nga Rugova, i cili pas numërimit të votave me kusht dhe me postë fitoi me 14 vota më shumë.

E pesëqindëshi i festës së simpatizantit të AAK-së në Istog shkoi huq.

Tani, festën në Istog do ta vazhdojnë simpatizantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët përveç Istogut, fituan edhe garën ndaj AAK-së për fitimin e më së shumti komunave në nivel të Kosovës. /Insajderi.com