50 milionë euro për Mascheranon

Një klub kinez është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Javier Mascherano.

Sport

29/04/2016 14:07

Kina vazhdon të planifikojë investime të mëdha në futboll.

Një klub kinez është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Javier Mascherano.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka njoftuar se Mascherano është objektiv i një klubi nga Kina, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, Mascherano duhet të vendos për të ardhmen e tij, pas përfundimit të këtij sezoni.