50 gjoba dhe 22 mjete të konfiskuara, Policia e Ferizajt intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave e trotinetëve

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar gjatë muajit gusht kontrollet në trafik, me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave, skuterëve dhe trotinetëve. Në kuadër të kontrolleve të shtuara, Policia ka shqiptuar 50 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për shkelje të rregullave të komunikacionit. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 14 motoçikleta dhe skuterë,…

Lajme

10/09/2026 11:55

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar gjatë muajit gusht kontrollet në trafik, me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave, skuterëve dhe trotinetëve.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara, Policia ka shqiptuar 50 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 14 motoçikleta dhe skuterë, si dhe tetë trotinetë, kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt.

Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe trotinetëve”, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe respektimit të rregullave të komunikacionit. /Lajmi.net/