50 fakte nga jeta e Angela Merkel, kush është gruaja më e fuqishme në botë (Foto)
Revista amerikane “Forbes” e ka paraqitur si “Gruaja më e fuqishme në botë”. Nuk e ka krejtësisht gabim.
Bota
Angela Dorothea Merkel drejton nga viti 2005 Gjermaninë dhe sidomos nëpërmjet asaj që vetë ajo e ka quajtur “Kriza më e keqe për Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore”. Por Kancelarja gjermane nuk është vetëm “Një grua e hekurt”, siç tha për të Presidenti amerikan Barack Obama. Në këto vite ka ditur ta lidhë një linjë politike jofleksibël me një vizion komplesiv të gjërave që pak e kanë pasur, duke mos shikuar vetëm nga Berlini, por nga e gjithë bota. Më pragmatiste se tjetër “Vogëlushja”, siç e quante Helmut Kohl, është gati për ta tragetuar Gjermaninë dhe Europën jashtë nga kriza. E lindur në vitin 1954 në Hamburg, Merkel ka një formim rigoroz. Bijë e një pastori luteran dhe e një mësueseje, Angela studion Fizikë në Lajpcig dhe Kimi në Berlin-Adlershof, për të vazhduar më pas rrugën e saj akademike në kërkimet lidhur me kiminë kuantike.
Më shumë se të mendojë për t’u argëtuar si bashkëmoshatarët, Angela studion shumë dhe jeton në mënyrë veçanërisht intensive raportin e saj me rënien e Murit të Berlinit, duke qenë se i afrohet Partisë së Rizgjimit Demokratik, i së cilës është zëdhënësja. Kohl tha pikërisht se kjo natyrë ndaj kushtimit dhe lodhjes është nxjerrë nga fëmijëria e jetuar në fshatin berlinez, në Templin. Falë Rizgjimit Demokratik, politika i pëlqen dhe fiton avantazh ndaj pjesës tjetër. Afrohet në bankat e shkollës dhe përbën një miksturë përvojash transversale, të pajisur me influenca të të dyja Gjermanive. Pastaj futet në CDU dhe kjo është kthesa e parë.
Arrin të nxjerrë jashtë loje atë kolos që ishte Kohl
Merkeli duket e person i butë, por në fakt ajo është tepër ambicioze: Në vitin 1999, kur Merkel ishte ende në hapat e parë në politikë, ajo dha kontributin e saj në dhënien fund të karrierë politike të kancelarit Helmut Kohl që qëndroi për një kohë të gjatë, pra la mënjanë personin që e ndihmoi atë të bëhej e njohur në sytë e publikut. Brenda pak muajsh, Merkel, u zgjodh kryetare e Partisë. Kohl tashmë ishte pjesë e historisë.
Merkel flet rusisht, gjë që e ndihmon në marrëveshjet e saj me Putin: Ndryshe nga miliona persona të tjerë që u drejtuan nga perëndimi, babai i Merkelit e zhvendosi familjen e tij në lindje. Si rezultat i kësaj, Merkel është një folëse e shkëlqyer e rusishtes, duke i dhënë asaj një pozitë të veçantë në marrëdhëniet me Vladimir Putin.
Merkel i urren qentë: Gjatë bisedimeve me Putin në vitin 2007, Presidenti rus solli një qen në dhomën e takimit. Merkel është shumë e frikësuar nga qentë. Disa sugjeruan se sjellja e qenit ishte bërë me qëllim për ta vënë në siklet kancelaren. Por ja si u përgjigj Merkel: “Unë e kuptoj pse e bëri ai këtë – për të treguar që është burrë. Ai është i frikësuar nga dobësitë e veta. Rusia nuk ka asgjë, as politikë e as ekonomi të suksesshme”.
Ajo është si Obama:Merkel është e ngjashme me Obamën në profilin politik – ata të dy shihen si të ulët në ideologji, por shumë efektivë në zgjidhjen e problemeve, edhe nëse administratat e tyre kanë përleshje mbi politikën ekonomike. Obama dhe Merkel janë si dy “vrasës” në të njëjtën dhomë. Nuk është e nevojshme që ata të flasin, të dy janë të qetë, të dy janë “vrasës”. Për javë me radhë ndërmjet vitit 2011-2012, kishte një lumë kritikash nga amerikanët për politikën gjermane në lidhje me krizën e euro-zonës. Dhe mes Merkelit dhe Obamës nuk kishte kontakte. Ajo kërkonte bisedime, por një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë nuk erdhi kurrë. Benjamin Rhodes, zëvendës këshilltari për sigurinë kombëtare i Obamës tha se Presidenti Obama mendon se nuk ka asnjë lider tjetër me të cilin të ketë punuar më afër se sa me të.
Merkel impresionon liderët e tjerë botërorë: Pavarësisht se me një imazh disi si të trishtuar, Merkel duket se është një person ‘i thatë’ në privatësi. Ashtu si Nëna Mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar, ajo është një fanse e madhe e përshtypjeve. Në bisedat e paregjistruara me gazetarët gjermanë, ajo rithotë të gjitha bisedat që ka bërë me udhëheqësit e tjerë botërorë, duke i imituar ata. Objektivët e saj kryesorë kanë qenë Kohl, Putin, Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, ishPapa Benedikti i 16 etj. Pas një takimi me Nicolas Sarkozy, presidentin francez, gjatë krizës së euros, ajo i tha një grupi gazetarësh se këmba e Sarkozisë dridhej me nervozizëm gjithë kohës.
Merkel kërkon të dijë pse nuk ka Facebook gjerman: Merkel është shumë e shqetësuar për inovacionin në Gjermani, që nuk ka prodhuar as një rrjet social si Facebook, apo Amazon.
Arsye dhe rregull
Janë këto dy karakteristikat themelore të Merkel, e cila gjatë gjithë këtyre viteve është krahasuar shumë herë me Margaret Thatcher për forcën e saj shtytëse, pragmatiste dhe reformiste. Është një politikë e çuditshme dhe e vështirë për t’u deshifruar duke përdorur vetëm fjalorin politik. Për të thuhet se sfida më e madhe është gjithmonë ajo e radhës dhe, në këtë rast, është ajo e ka kthyer Gjermaninë në vendin e parë të Europës. Me rastin e vizitës së saj në Tiranë, gazeta “Tirana Obsever” riboton sot në një speciale 50 fakte të rralla nga jeta e kancelares Merkel.
- Angela Dorothea Kasner u lind në Hamburg më 1954, por familja e saj më vonë lëvizi në Gjermaninë Lindore, Angela u rrit atje.
- Ajo është më e madhja e tre fëmijëve, e vëllait Marcus dhe motrës Irene.
- Merkel është martuar dy herë, martesa e saj në 1977-n me një student fizike përfundoi në 1982-shin, ndërsa bashkëshorti i dytë është një profesor i kimisë kuantike, Joachim Sauer.
- Angela Merkel nuk ka fëmijë, por bashkëshorti i saj aktual ka dy djem të rritur nga një martesë e mëparshme.
- Ajo është e njohur për mospëlqimin e qenve.
- Kur studionte, ishte e njohur për mësimin e menjëhershëm të gjuhëve të huaja, madje është vlerësuar me çmim për rusishten, ndoshta e trashëguar kjo aftësi nga nëna e saj që ishte mësuese gjuhe.
- Pseudonimi i saj në vajzëri ka qenë “Kasi”, prej mbiemrit të saj së vajzërisë Kasner.
- Kancelarja ka pranuar se ende ha ushqime të Gjermanisë Lindore, si supa Soljanka, e bërë me salsiçe dhe lëng turshi. “Ndoshta më ka mbetur zakon nga periudha komuniste, kur këtë supë e përdornim shpesh në Gjermaninë Lindore”, – është shprehur Merkel për revistat e huaja.
- Veshjet e saj kanë një ngjyrë të ndryshme çdo herë, por stili është i njëjtë, xhaketë dhe pantallona.
- Merkel është e njohur për ekspresionet e shumta të fytyrës.
- Është e gjatë 165 centimetra.
- I pëlqen shumë të gatuajë për bashkëshortin e saj, madje gjëja e parë që bën në mëngjes është përgatitja e mëngjesit për bashkëshortin e saj.
- Ushqimi i preferuar është supë patatesh dhe eskallop.
- Një ndër gjërat që i pëlqen shumë, janë ecjet e gjata në natyrë.
- Nuk dëshiron të jetojë në ndonjë qytet të madh, pasi mendon se është shumë i zënë për të.
- Nuk do të shkëputet nga jeta “normale”, nga gjërat që bëjnë njerëzit që nuk janë në pozitat e saj.
- Merkel ndjek ndeshje futbolli të ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe gjithashtu është pjesëtare e një klubi futbolli gjerman.
- Angela Merkel mban ende mbiemrin nga martesa e saj e parë.
- Një nga ngjyrat që vesh me shpesh është bluja dhe nuancat e saj.
- Kur del për të ecur me një veshje sportive i pëlqen të mbajë kapele.
- Buzëkuqi i saj është gjithmonë në nuanca natyrale.
- Nëse do të kishte mundësinë të zgjidhte se ku do të zgjohej në mëngjes, Angela Merkel do të zgjidhte Gjermaninë Lindore, vendin ku është rritur.
- Ajo ka deklaruar se nuk bën festa darke në shtëpinë e saj, por do t’i pëlqente të ftonte për darkë menaxherin e skuadrës kombëtare të futbollit spanjoll.
- Gjërat që ajo i bën me siguri dhe ndihet mirë janë: ngjitja në mal, gatimi dhe e qeshura.
- Merkel i trembet vetëm një gjëje, të mbetet e pambrojtur në ndonjë stuhi.
Angela-Merkel26. Ëndrra e saj politike është që Gjermania dhe Evropa të jenë të qëndrueshme, të suksesshme dhe partnere të mira për botën.
- Filmi i saj i preferuar është “Out of Africa”.
- Si çdo gjerman tjetër, birra është ndër pijet e saj të preferuara.
- Telefonat e saj janë të thjeshtë dhe të një teknologjie të vjetërsuar.
- Makinën e saj “Golf” e publikoi në “eBay” për ta shitur me një çmim që fillonte nga 10 000 euro.
- Babai i saj Horst Kasner ishte pastor luterian (i besimit protestant), ndërsa e ëma mësuese anglishteje.
- Në vitin 1982 Angela Merkel u martua për herë të parë me studentin e fizikës Ulrich Merkel, me të cilin u divorcua pas pesë vitesh. Ajo vendosi të mbante mbiemrin e tij.
- Në vitin 1998 – Merkel u martuar për herë të dytë me kimistin Joachim Sauer.
- Në vitin 1999 – Merkel shkroi një letër në hapur, e botuar në faqe të parë të gazetës Frankfurter Allgemeine ku u bënte thirrje kristian- demokratëve të rivotonin Helmut Kohl.
- Në vitin 2005 – Merkel bëhet kancelaria e parë femër e Gjermanisë dhe e para nga Gjermania Lindore që merrte këtë post.
- Në vitin 2009, duke shpëtuar Europën nga kriza financiare dhe duke u bërë lidere e Europës, Merkel rizgjidhet si kancelare.
- Merkel kërkon të dijë pse nuk ka Facebook gjerman: Merkel është shumë e shqetësuar për inovacionin në Gjermani, që nuk ka prodhuar as një rrjet social si Facebook, apo Amazon.
- Angela Merkel nga gazetarët britanikë është cilësuar si ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher.
- Madje ata e cilësojnë Merkel me të njëjtin pseudonim si Thatcher, duke e quajtur “Gruaja e hekurt” gjermane.
- Nga ana tjetër disa media italiane, spanjolle dhe greke (vende të përfshira në krizën ekonomike) e kanë në qendër të akuzave Merkelin. Sipas tyre Merkel po e pushton Europën me anë të ekonomisë.
- Angela Merkel është vetëm kancelaria më e re në moshë në historinë e Gjermanisë së pas Luftës së Dytë Botërore.
- Ajo nuk është vetëm kancelaria e para që vjen nga Gjermania Lindore, por edhe para kancelare që njeh shkencat e natyrës. Paraardhësit e saj i takonin fushave të tilla si drejtësi, ekonomi, histori, etj.
- Angela Merkel ka qenë gjithë e para nga revista ‘Forbes” lidhur me renditjen e 100 femrave më të fuqishme në botë. Pak herë e kaluar Hillary Clinton.
- Lidhur me renditjen e “Forbes”, Merkel është gjithnjë në tre vendet e para kur renditen njerëzit më të fuqishëm në botë. Po në tre vendet e para e fut gjithnjë edhe revista “Time”.
- Në krizën ekonomike dhe financiare të Europës, Merkeli është kthyer në një figurë simbolike të shpëtimit të euros. Jo vetëm Gjermania, por edhe Europa duhet të dalë më e fortë nga kriza, ka thënë Merkel.
- Por Merkel ka vënë vulën e saj edhe në transformimin e CDU-së. Fillimisht ajo kishte shumë konkurrentë në CDU. Ata ose u dorëzuan, ose u margjinalizuan, ose u rrëzuan për shkak të aferave të ndryshme. Për Merkelin mungesa e besnikërisë dhe shfaqja e dobësisë politike janë kritere të qarta të nxjerrjes jashtë loje. Politika ka nevojë për pushtet. Këtë ajo e përdor për të ndryshuar shumë elementë programatikë, duke e çuar kështu CDU-në më afër qendrës së spektrit politik.
- Temat si detyrimi ushtarak, energjia bërthamore dhe modeli i një familjeje klasike, ishin dikur bërthama e bindjeve kristiandemokrate. Merkeli e ndryshoi këtë, në vitin 2011 me daljen e Gjermanisë nga energjia bërthamore.
- Merkel është tifoze e operës – çdo vit merr pjesë në premierën e Deutsche Oper – dhe e natyrës, Angela duket se është saktësisht e kundërta e paraardhësit të saj Gerhard Schröder, ndoshta shumë e prirur ndaj kënaqësive të jetës.
- Si përfundim Angela Merkel është zëri femëror më i lartë dhe më me influencë në skenën politike të Europës dhe konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Europë. /TiranaObserver