50 euro në muaj për ata që marrin një qen endacak, veterinari i Qendrës flet për trajtimin e tyre dhe tregon se a ka interes për adaptim

Qentë endacak janë një problem shumë i madh për kryeqytetasit të cilët kanë ankesa të shumta për këtë çështje. Komuna e Prishtinës ka premtuar nga 50 euro në muaj për ata që e marrin një qen endacak për adaptim. Gazetarja e lajmi.net, Albulena Zogjani ka vizituar Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacak në Hajvali dhe…

Lajme

25/09/2024 19:27

Qentë endacak janë një problem shumë i madh për kryeqytetasit të cilët kanë ankesa të shumta për këtë çështje.

Komuna e Prishtinës ka premtuar nga 50 euro në muaj për ata që e marrin një qen endacak për adaptim.

Gazetarja e lajmi.net, Albulena Zogjani ka vizituar Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacak në Hajvali dhe ka biseduar me veterinarin e kësaj qendre për sfidat dhe interesin e qytetarëve për adaptim.

Kreshnik Vejsa, veterinari udhëheqës i kësaj qendre ka thënë se aty do të trajtohen të gjitha sëmundjet e këtyre qenve endacak dhe do të bëhet sterilizimi dhe kastrimi i tyre, shkruan lajmi.net.

“Ne i kemi në dispozicion rreth 35 bokse të cilat mund t’i përdorim për 35 qenë por nëse ka prej atyre që janë motër vëlla mund t’i vendosim edhe nga dy qen. Prandaj, mendojmë se mund të qëndrojnë deri në 40 qenë brenda 24 orëve në Qendër”, ka thënë Vejsa për lajmi.net.

Ai ka treguar se brenda kësaj Qendre kryhen të gjitha nevojat që i ka një qen. /Lajmi.net/ 

Video: