5 mënyra si leximi mund ta bëjë jetën tuaj më të bukur
Përfitimet nga leximi.
Fun
Shkencërisht është vërtetuar se leximi po humbet gjithnjë e më shumë për shkak të Wi-Fi-së, smartphonë-ve dhe argëtimeve që gjejmë online, transmeton Living.
Këto janë përfitimet nga leximi:
- Leximi redukton stresin
Lexuesit nga Universiteti i Sussex zbuluan se leximi ishte më efektiv në reduktimin e stresit sesa muzika, ecja dhe pirja e kafesë.
- Leximi ju bën më shumë empatik
Eksperimentet kanë treguar që njerëzit që lexojnë shpesh dhe e gjejnë veten në situata me të cilat janë njohur një herë në jetë, kanë inteligjencë më të lartë emocionale.
- Leximi me të vërtetë mund t’ju ndihmojë të kapërceni depresionin
Hulumtimet kanë zbuluar se leximi është një nga mënyrat më të mira për të luftuar depresionin.
- Leximi ju bën më shoqëror
Një studim nga National Endowment for the Arts sugjeroi që njerëzit që lexojnë janë më të motivuar të marrin pjesë në ngjarje shoqërore.
- Leximi përmirëson kujtesën tuaj
Kur lexoni, ju po stërvitni trurin tuaj. Eksperimentet kanë treguar që leximi ngadalëson shkallën e rënies në fuqinë e trurit të një personi. Leximi parandalon gjithashtu sëmundjen e Alzheimerit, sipas hulumtimeve nga Akademia Kombëtare e Shkencave.
