5 fakte rreth shëndetit të zemrës së meshkujve që nuk i keni ditur

15:53 | 17 Gusht 2019

Sipas një hulumtimi të publikuar në Kolegjin Amerikan për Kardiologji, janë 5 gjëra që meshkujt munden t’i menjanojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Sipas këtij hulumtimi vetëm një përqindje e vogël e popullatës mundohen të shkojnë bazë këtyre rregullave, raporton “The Hearty Soul”, transmeton lajmi.net.

Lista në vete me këto rregulla nuk është edhe aq befasuese, mos konsumoni cigare, përdorim më të moderuar të alkoolit, ushtrime gjatë ditës, diet e shëndetshme etj. Por, çka ajo se çka na  befason është se si këta faktorë mund të ndikojnë në rrezikun e zemrës. Gjatë studimit 11 vjeçar, studiuesit zbuluan këto fakte për shëndetin e zemrës, tek meshkujt.

Meshkujt të cilët nuk kanë konsumuar cigares kanë ulur gjasat për sëmundje dhe infarkt të zemrës në 36%.

Ata që kanë zvogëluar pirjen e alkoolit gjatë ditës, kanë ulur rrezikun për 11 përqind,

Meshkujt të cilët janë marr më ndonjë aktivitet fizik dhe po ashtu kanë qenë të angazhuar me punë, rreziku për sëmundje është zvogëluar për 3 përqind.

Ata të cilët kanë ndryshuar dietën e tyre dhe kanë ngrënë shëndetshëm kanë ulur rrezikun në 18 %.

Si dhe burrat të cilët kanë qenë më në formë kanë zvogëluar rrezikun për sëmundje dhe infarkt në 12 %. /Lajmi.net/