43 aksidente trafiku brenda ditës
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku.

Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së martës në tërë vendin kanë ndodhur 43 aksidente në trafik.
Sipas njoftimit, 16 prej tyre kanë qenë me të lënduar ndërkaq 27 vetëm me dëme materiale, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, që nga heqja e kufizimit të lëvizjes përveç aksidenteve vërehet edhe rritja e shkeljeve në trafik nga vozitësit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në tërë vendin ka shqiptuar 1 mijë e 294 tiketa për shkelje të rregullave të ndryshme në trafik. /Lajmi.net/