Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

42-vjeçari preket nga koronavirusi, u ngjit shkallëve të njëjta me një të infektuar me sëmundjen

17:18 | 25 Mars 2020

Një burrë në Pekin ka kontraktuar koronavirusin e ri pasi dyshohet se ka përdorur të njëjtat shkallë që përdorte fqinji i infektuar me virusin.

Liu, 42 vjeç, i testuar pozitivisht nëntë ditë pasi fqinji i tij në katin e poshtëm, Li, u diagnostikua me COVID-19, raportuan autoritetet lokale, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Mjekët besojnë se fqinji kishte kontaminuar shkallët dhe mjedisin përreth përpara se të vihej në karantinë, duke bërë që Liu të infektohej.

Liu është pacienti i parë në Pekin që ka kapur sëmundjen vdekjeprurëse, të njohur si COVID-19, nga dikush që ka ardhur nga shtetet e jashtme, sipas zyrtarëve.

Pang Xinghuo, nëndrejtori i Qendrës së Pekinit për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, raportoi rastin në një konferencë shtypi dje.

Sipas zëdhënësit, Li mbërriti në Pekin në 5 Mars dhe u fut në izolim në shtëpi menjëherë pas kësaj.

Li përdori shkallët më 11 Mars për të dalë nga ndërtesa dhe për të shkuar në Spitalin Haidian, përpara se të diagnostikohej ditën tjetër. /Lajmi.net/