40 të arrestuarit po merren në pyetje në polici, aksioni po vazhdon

Dyzet (40) persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, si ISIS dhe Al-Nusra, janë arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. 

Lajme

11/08/2014 09:54

E Plotësuar: Policia e Kosovës është duke i marr në pyetje 40 të arrestuarit, të cilët dyshohen se kanë marr pjesë në luftimet në Siri dhe Irak. 

Ata tanimë janë në stacionin policor, ndërkohë, aksioni për arrestimin e pjesëtarëve të ISIS-it po vazhdon edhe aktualisht.

________________________________________

Arrestohen 40 persona të dyshuar se luftuan në Siri dhe Irak si pjesëtarë të ISIS dhe Al Nusra 

Arrestimi i tyre nga Policia e Kosovës është bërë nën dyshimin se kanë kryer vepra penale nga kapitulli “Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës Së Kosovës” i Kodit Penal të Kosovës.

“Ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit, si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë të Policisë.

Njoftohet se në cilësi të provave materiale janë konfiskuar materiale inkriminuese lidhur me veprat për të cilat dyshohen këta persona, duke përfshirë mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm, si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin.

Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë personave që mos të bien pre e joshjeve dhe premtimeve të pavërteta dhe se për çdo rast të njoftojnë Policinë.

Nga Siria e Iraku deri më tani janë deklaruar 16 persona të vrarë, e që janë shtetas të Republikës së Kosovës.

Njëmbëdhjetë të arrestuarit janë nga Ferizaj, tetë nga Prishtina, shtatë nga Gjilani, pesë nga Prizreni, pesë nga Mitrovica dhe katër persona nga Peja.

Për sanksionim të pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktet jashtë territorit, legjislatura e kaluar ka miratuar Ligjin për Ndalimin e Pjesëmarrjes në Konflikte të Armatosura jashtë vendit dhe dënimet për shkeljen e këtij ligji.

Varësisht se për cilën dispozitë bëhet fjalë, parashihen nga 3-15 vjet burg.

Personat e arrestuar të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, si ISIS dhe Al-Nusra:

1. L. R. – (1990) – Prishtinë
2. A. V. – (1991) – Prishtinë
3. Sh.D. – (1962) – Prishtinë
4. H. N. – (1988) – Prishtinë
5. B. K. – (1983) – Prishtinë
6. K. B. – (1986) – Prishtinë
7. A. B. – (1987) – Prishtinë
8. V. K. – (1985) – Prishtinë

9. E. L. – (1994) – Gjilan
10. F. R. – (1978) – Gjilan
11. H. E. – (1971) – Gjilan
12. B. S. – (1992) – Gjilan
13. H. A. – (1994) – Gjilan
14. K. R. – (1989) – Gjilan
15. I. H. – (1993) – Gjilan

16. B. H. – (1976) – Ferizaj
17. F. D. – (1987) – Ferizaj
18. Z. B. – (1984) – Ferizaj
19. A. L. – (1982) – Ferizaj
20. E. B. – (1978) – Ferizaj
21. F. B. – (1983) – Ferizaj
22. B.Sh. – (1982) – Ferizaj
23. A. B. – (1987) – Ferizaj
24. M. B. – (1988) – Ferizaj
25. J. B. – (1990) – Ferizaj
26. I. M. – (1989) – Ferizaj

27. S. H. – (1973) – Prizren
28. F. K. – (1982) – Prizren
29. I . R. – (1977) – Prizren
30. M.B. – (1984) – Prizren
31. K. B. – (1981) – Prizren

32. B. L. – (1978) – Pejë
33. B. I. – (1987) – Pejë
34. M. H. – (1961) – Pejë
35. B. K. – (1988) – Pejë

36. A. I. – (1978) – Mitrovicë
37. S. K. – (1975) – Mitrovicë
38. V. G. – (1983) – Mitrovicë
39. J. H. – (1975) – Mitrovicë
40. S. S. – (1981) – Mitrovicë