4 nga 10 persona me aftësi të kufizuara përballen me këtë problem social

Është shokuese të kuptoni se sa shumë persona me aftesi të kufizuara përballen me keqtrajtime sociale dhe abuzohen verbalisht.

Fun

03/12/2020 15:46

4 nga 10 persona me aftësi të kufizuara përballen me sulme abuzive verbale si pasojë e gjendjes së tyre, shkruan “TheSun”.

Kërkuesit kanë anketuar 2 mijë të rritur, dhe kanë kuptuar se 41% e tyre kanë ndonjë paaftësi pa shenja fizike, duke përfshirë vështirësi në të dëgjuar, shikuar, mësuar ose probleme me shëndetin mendor, transmeton lajmi.net.

Shumë prej tyre janë kritikuar kur parkuan makinën e tyre në zonën e parkingut për personat me aftësi të kufizuara, duke iu thënë se “nuk duken të paaftë”.

Atyre shpesh iu kërkohet të “vërtetojnë” se janë me aftësi të kufizuara duke iu kërkuar dokument që e vërteton këtë ose duke iu bërë pyetje shumë personale rreth gjendjes së tyre në mënyrë që ta vërtetojnë atë.

Rreth gjysma e personave me aftësi të kufizuara thonë se ndjehen të gjykuar nga të tjerët në momentin që ata hapen rreth paaftësisë së vet.

Këta persona e kanë të vështirë shpesh të kryejnë aktivitete të zakonshme si shkak se kontaktet sociale janë të vështira për ta.

Paragjykimi dhe dhuna verbale i përndjekë në thuajse çdo aktivitet social.

Gjithashtu është vënë re se shumica e personave të rritur nuk kanë konsideratë për nevojat e mundshme të personave me aftësi të kufizuara. Kjo pasi që egoja njerëzore i shtynë ata që të tregohen egoist.

Ka shumë persona që kanë paaftësi të fshehura, dhe nëse ky term është i panjohur për ju, ato janë paaftësi të cilat nuk mund të vërehen në shikim të parë, por nuk janë më pak të sikletshme se tjerat. /Lajmi.net/