37 mjekë të vdekur nga koronavirusi në Itali

Koronavirusi në Itali ka vrarë 37 mjekë, derisa më shumë se 6.000 punëtorë mjekësorë janë të infektuar nga sëmundja.

Bota

26/03/2020 17:01

Tre mjekë të tjerë ndërruan jetë si pasojë e koronavirusit dje, në Bergamo, Foggia dhe Napoli, tha Federata Italiane e Profesioneve Mjekësore, duke e çuar totalin në 37, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Kreu i një instituti kërkimor italian tha sot se 6,205 punonjës shëndetësorë ishin prekur me infeksionin COVID-19 – 8.3 përqind e 74.376 rasteve totale në Itali.

“Ajo që ne përballemi çdo ditë është një front i vërtetë i luftës. Mjekët dhe familjet e tyre vajtojnë të vdekurit e tyre”, tha Filippo Anelli, president i federatës së mjekëve.

Federata e mjekëve ka paralajmëruar se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë më i lartë pasi që “shumë mjekë po vdesin papritmas, edhe nëse shkaku i vdekjes nuk i atribuohet drejtpërdrejt virusit”.

Për më tepër, një infermiere besohet të ketë vrarë veten pasi ishte infektuar me koronavirus dhe nga frika se ajo kishte përhapur sëmundjen tek të tjerët. /Lajmi.net/