36 vatra zjarri u regjistruan dje në Kosovë, 4 ende aktive
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se në Kosovë gjatë ditës së diel janë regjistruar 36 vatra zjarri. Sipas AME, 32 janë lokalizuar teksa katër janë aktive. “Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative 112, gjatë ditës së sotme në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 36 vatra zjarri. Nga to, 4 vatra…

Lajme
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se në Kosovë gjatë ditës së diel janë regjistruar 36 vatra zjarri.
Sipas AME, 32 janë lokalizuar teksa katër janë aktive.
“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative 112, gjatë ditës së sotme në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 36 vatra zjarri. Nga to, 4 vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 32 vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit”, thuhet në njoftim.
AME ka apeluar qytetarët të kenë kujdes ndaj veprimeve që mund të shkaktojnë zjarr teksa ka falënderuar zjarrfikësit për punën e tyre.
“Agjencia apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet emergjente në numrat 112, 193 dhe 192.Agjencia falënderon të gjithë Zjarrfikësit dhe Qendrat Operative 112 për përkushtimin e treguar në vijimësi”, thuhet në njoftim.