34 refugjatë vdiqën nga etja në Sahara, në mesin e tyre 20 fëmijë
Trupat e 34 refugjatëve në mesin e të cilëve 20 fëmijë, janë gjetur në shkretëtirën e Saharasë, në afërsi të kufirit me Algjerinë, kanë deklaruar zyrtarët.
Bota
Thuhet se refugjatët sigurisht kanë vdekur nga etja pasi që janë lënë aty nga kontrabandistët.
Qeveria e Nigerisë ka bërë të ditur se trupat e refugjatëve janë gjetur në afërsi të vendit të vogël Asamak, transmeton BBC.
Ministri i Punëve të Brendshme të Nigerisë Bazum Muhamed ka thënë se janë gjetur trupat e nëntë grave, pesë meshkujve derisa tjetër janë fëmijë.
Supozohet se ata kanë vdekur në periudhën mes 6 dhe 12 qershorit.
Momentalisht janë identifikuar vetëm dy persona si shtetas të Nigerisë.
Temperaturat në këto anë në këtë kohë mund të arrijnë deri në 42 gradë Celcius ndërsa problem më të madh bëhet nga era e zallit