33 të testuarit për koronavirus në Miradi të Ulët dalin negativ

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë konfirmon se 33 personat e testuar të fshatit Miradi e Ulët, që i përkisnin rrethit familjar të tre të infektuarve me COVID 19, kanë dalë negativë.

Lajme

02/04/2020 13:52

Shtabi Emergjent në Fushë Kosovë, falënderon IKSHP-në për veprimin e shpejt, në mënyrë që të sqarohet gjendja e rrethit social të të prekurve nga COVID 19.

Njëherësh njoftohet se gjendja e të prekurve është shumë e mirë dhe ata janë në përkujdesje të vazhdueshme, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë Kosovës

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar gjithësej  125 raste pozitive me koronavirus. /Lajmi.net/