328 milionë orë shikueshmëri: Ky është filmi që thyen rekordin si filmi më i shikuar i të gjitha kohërave

Çuditërisht, u deshën saktësisht 148,720,000 orë për të filmuar.

Fun

02/12/2021 14:39

Me protagonistë Dwayne Johnson, Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, ‘’ Red Notice’’ është shpallur filmi më i shikuar në Netflix.

Në Instagram e tij, Johnson ndau me të gjithë të dhënat e shikueshmërisë për komedinë aksion, të drejtuar nga Rawson Marshall Thurber.

Red Notice ka arritur një total prej 328 milionë orë shikueshmëri, duke thyer për 18 ditë rekordin e mbajtur nga filmi Bird Box, i cili numëron 282 orë shikueshmëri. Ryan Reynolds kishte shpërndarë më parë në Instagram edhe një postim ku tregohet se filmi kishte debutimin më të madh të të gjitha kohërave në platformën Netflix:

“Çuditërisht, u deshën saktësisht 148,720,000 orë për të filmuar. Fundjava më e madhe e hapjes ndonjëherë për @netflixfilm. Urime për të gjithë këtë ekip – veçanërisht ekipin e #RedNotice që kaloi mbi gjysmën e xhirimeve në hotele. Asgjë nga këto nuk është e mundur pa ata njerëz dhe përkushtimin e tyre për të na kthyer të gjithëve në punë gjatë një viti shumë të vështirë. Një falenderim i madh për secilin prej jush…”

Filmi, ku luajnë Johnson, Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, u prodhua nga Johnson’s Seven Bucks Productions dhe debutoi në Netflix në fillim të këtij muaji. Ai ende mbetet në listën e 10 filmave më të mirë në platformë në 94 vende, sipas Netflix. Aktualisht, 50 për qind e të gjithë abonentëve të Netflix në mbarë botën e kanë parë “Red Notice”.

“Red Notice” tregon historinë e një profilisti të FBI-së të luajtur nga Johnson, i cili duhet të bashkëpunojë me hajdutin më të rrezikshëm të veprave të artit në botë [Reynolds] në një grabitje të guximshme për  të kapur një kriminel më kërkuar (Gal Dot). /Lajmi.net/