27 aksidente vetëm gjatë ditës së djeshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tërë vendin gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 27 aksidente.

Lajme

18/03/2019 10:44

Sipas Policisë, vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë Kosovën kanë ndodhur 27 aksidente, raporton lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftim, 13 prej këtyre aksidenteve kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 14 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1 mijë e 192 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme. /Lajmi.net/