25 vjetori i rënies së Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt, Krasniqi: Dëshmi se atdheu për ta ishte mbi të gjitha
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial në Marinë, për të nderuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, në 25 vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë. Ai tha se rënia e heronjve Kiçina dhe Halilaj, janë ideali për Kosovën e lirë dhe të pavarur.…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial në Marinë, për të nderuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, në 25 vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë.
Ai tha se rënia e heronjve Kiçina dhe Halilaj, janë ideali për Kosovën e lirë dhe të pavarur.
“Sot, me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë, për të nderuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, në 25 vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë.
Ideali për Kosovën e lirë e të pavarur, për të cilin ata u flijuan – është dëshmi se atdheu për ta ishte mbi të gjitha.
E përjetshme qoftë lavdia për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!”