Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Kufizimi do të vlejë vetëm në autostradë, nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat sipas parashikimit zyrtar pritet të arrijnë në…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Kufizimi do të vlejë vetëm në autostradë, nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat sipas parashikimit zyrtar pritet të arrijnë në 32°C ose më shumë.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi do të lejohet pa kufizime.
Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe ngasësve që ta respektojnë orarin e kufizimit dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me të. /Lajmi.net/
