Kuvendi mbetet në pritje, 48 orë pas seancës ende pa datë të re – Kurti kërkon marrëveshje, opozita akuzon për bllokadë
Kohën shtesë e kërkoi, por as atë nuk e shfrytëzoi për t’u ulur në tavolinë me opozitën. Seanca për konstituimin e Kuvendit nuk u thirr edhe pasi kaluan 48-orë nga ajo e fundit. Pse Kuvendi u la në pritje nuk tregoi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, i cili në vend të…
Lajme
Kohën shtesë e kërkoi, por as atë nuk e shfrytëzoi për t’u ulur në tavolinë me opozitën.
Seanca për konstituimin e Kuvendit nuk u thirr edhe pasi kaluan 48-orë nga ajo e fundit.
Pse Kuvendi u la në pritje nuk tregoi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, i cili në vend të datës, përsëriti thirrjen për marrëveshje politike.
Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës deklaroi se “Jemi në komunikim edhe do të përpiqemi për çdo ditë që ta arrijmë marrëveshjen politike në mënyrë që t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme, të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. Pra u bëj thirrje edhe një herë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e të merremi vesh, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duan zgjedhje, duan zgjidhje. E zgjidhja është marrëveshja politike”,
Përgjegjësinë për mbajtjen e seancës konstituive, VV-ja po ia lë krejtësisht kryesuesit të seancës, Avni Deharit.
Albulena Haxhiu, U.D e presidentes së Kosovës “jorefuzime te takimeve, jo kerkesa ne shperputhje me vullnetin e popullit, jo shperputhje me fuqine politike te partive politike. TYe ulemi e te flasim per nje marreveshje qe nuk qon te bllokada”.
Megjithëse, seanca konstituive rregullohet me Kushtetutë e Rregullore Kuveni, u sqarua përmes aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas ministrit në detyrë Glauk Konjufca vonesat nuk përbëjnë shkelje.
Glauk Konjufca, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme deklaroi se ” ne nuk mendojme se eshte shkele kushtetuta. Kushtetuta per shkak ketyre proceseve te kaluara nga shkurti 2025 ka shku duke u itnerpretu, etablu”.
Por, ndryshe po e shohin situatën deputetë nga radhët e partive opozitare.
Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së deklaroi ” me te vertete eshte per keqardhje kjo arrogance e pushtetit apo mazhorances. SIgurisht nuk eshte mire se cfare ka ndodhur. Eshte ere norme, normalitet shkelja e kushtetutes”.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, deputet që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, në një postim gjatë ditës nuk tregoi se a do ta thërras vazhdimin e seancës, por shkroi se pa një marrëveshje politike, vendi shkon në zgjedhje të reja, e fajësoi deputetë të partive të tjera, që sipas tij nuk duan ujdi por incidente.
“Ka jo pak deputetë opozitarë që nuk duan kurrfarë marrëveshje politike për konstituim të institucioneve, dhe që duan incidente fizike në seancën konstituive,”shkroi Dehari.
Seanca e së shtunës, u mbyll para kohe me kërkesën e ngjashme të Kurtit për afat shtesë, veprim që nxiti reagime të deputetëve nga partitë e tjera, e përfundoi me hudhje vezësh ndaj tij nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj./dukagjini