Kosova sulmon, por s’e gjen golin – pjesa e parë pa gola në Bukuresht

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në grupin C2 të Ligës së Kombeve. Të përzgjedhurit e trajnerit Franco Foda kanë dominuar gjatë gjithë 45 minutave të para, madje krijuan raste të mira shënimi. Muharrem Jashari, Edon Zhegrova e Vedat Muriqi ishin ata që patën raste ideale për t’i…

Sport

15/11/2024 21:40

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në grupin C2 të Ligës së Kombeve.

Të përzgjedhurit e trajnerit Franco Foda kanë dominuar gjatë gjithë 45 minutave të para, madje krijuan raste të mira shënimi.

Muharrem Jashari, Edon Zhegrova e Vedat Muriqi ishin ata që patën raste ideale për t’i dhënë epërsinë dardanëve, por nuk ia dolën.

Kujtojmë se këto dy kombëtare po luftojnë për vendin e parë në grup, me rumunët që momentalisht kanë tri pikë më shumë se Kosova.