Gjuajti me armë zjarri në sallën e dasmës, arrestohet i dyshuari në Ferizaj
Në fshatin Gërlicë të Ferizajit njësitet e policisë kanë arrestuar një person pasi kanë marrë informacion se i nëjti shtiu me armë zjarri në një sallë dasmash. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku gjetën 16 gëzhoja. Të dyshuarit iu gjet dhe konfiskua edhe një arme e kalibrit 9mm. I dyshuari është arrestuar…

Lajme
Në fshatin Gërlicë të Ferizajit njësitet e policisë kanë arrestuar një person pasi kanë marrë informacion se i nëjti shtiu me armë zjarri në një sallë dasmash.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku gjetën 16 gëzhoja.
Të dyshuarit iu gjet dhe konfiskua edhe një arme e kalibrit 9mm.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHËM
Fsh. Gërlicë, Ferizaj 09.08.2024-01:00. Pas marrjes se një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ku nga i njëjti është konfiskuar një armë e kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Lajmi.net