2 muaj e gjysmë në burgjet serbe – Ish-ushtari i UÇK-së, Avni Qenaj tregon gjithë procesin e ndalimit

Me 25 nëntor të vitit 2025 mori rrugën për në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo meqë, familja e Avni Qenajt, ka një biznes atje. Por, në pikën kufitare në Merdare, ish-ushtari i UÇK-se, vërejti diçka të pazakontë. “E pash qe po ka vonesa shkova i pyta qa po ndodh thanë jo po dyshojm diçka, i pyeta…

Lajme

23/02/2026 22:47

Me 25 nëntor të vitit 2025 mori rrugën për në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kjo meqë, familja e Avni Qenajt, ka një biznes atje.

Por, në pikën kufitare në Merdare, ish-ushtari i UÇK-se, vërejti diçka të pazakontë.

“E pash qe po ka vonesa shkova i pyta qa po ndodh thanë jo po dyshojm diçka, i pyeta se ku është problemi se nëse ka diçka unë shkoj vetë e disha se për çka janë duke më bërë vonesa edhe me kanë çu për Beograd”, ka thënë Qenaj.

Ani pse policia serbe e nisi për në Beograd pa i treguar arsyen e ndalimit, Qenaj ketë tashmë e dinte.

“Nuk kom pas asgjë të UÇK-se me vete dokumentat normal të Bosnjes i kom pas se jam banor i Bosnjes. Arsyeja e dija që për veteran të luftës pra që jam kon ushtar i UÇK-së”, ka thënë tutje Qenaj.

Gjatë qëndrimit në burg, Qenaj thotë se nuk u keqtrajtua.

Por, trajtim ndryshe pati gjatë intervistës para policëve serb.

“Ne burg kom kalu mirë jom kon vet i dyti në dhomë, për në burg skom pas diçka maltretime e në polici kom pas kur s’kam pranu me fol dy tri here më kanë sjellë me dhunë pastaj e panë qe s’po bon me dhunë. Në burg dy muaj e gjysmë rrafsh kom qendru, ne gjykatë s’kam kry se e kom pas avokatin e fort”, theksoj Qenaj.

Fat të njëjtë me Qenajn, pati se fundi edhe Mit’hat Llozhani.

Edhe për të, së fundmi u ngrit alarmi se po keqtrajtohet në burgjet serbe.

“Aty ka dhoma qe janë dikun 5-6 persona edhe mundet me pas keqtrajtim por une jom kon vet i dyti edhe skom pas keqëtrajtim në burg o fjala. Në burg kam kalu shumë mirë. Qysh i kanë pas ata trajtimet edhe une i kam pasë skom pas dallime”, përfundoj Qenaj.

Avni Qenaj u lirua pas dy muaj e gjysmë qëndrimi në paraburgim ne Beograd.

Ndërsa thotë se më nuk do të kalojë nëpër territorin serb./teve1