Zhivkovic fitues i parë i maratonës së Prishtinës
Kroati, Ante Zhivkovic është fituesi i parë i maratonës së Prishtinës. Sot është mbajtur “Prishtina Marathon 2022” që organizohet nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës. Plotë 784 garues janë bërë pjesë e kësaj maratone që do të vrapojnë në shtegun e gjatë prej 42 kilometrave. Ndërsa, fituesi…
Sport
Kroati, Ante Zhivkovic është fituesi i parë i maratonës së Prishtinës.
Sot është mbajtur “Prishtina Marathon 2022” që organizohet nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës.
Plotë 784 garues janë bërë pjesë e kësaj maratone që do të vrapojnë në shtegun e gjatë prej 42 kilometrave.
Ndërsa, fituesi është Zhivkoviq pasi ka triumfuar me kohë 2 orë e 40 minuta.
Këtë vit është mbajtur maratona e plotë, 42 kilometra e 195 metra, në Prishtinë. Pasi në të kaluarën mbahej gjysmë maratona./Lajmi.net/