Zgjedhjet e 28 dhjetorit shënojnë pjesëmarrje rekord – 44% e qytetarëve votuan, më shumë se me 9 shkurt
Zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor kanë hyrë në histori për nivelin e lartë të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendvotimet brenda Republikës së Kosovës. Sipas të dhënave të përpunuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me mbi 97.5 për qind të vendvotimeve të numëruara, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 885.514 qytetarë brenda…
Lajme
Zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor kanë hyrë në histori për nivelin e lartë të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendvotimet brenda Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me mbi 97.5 për qind të vendvotimeve të numëruara, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 885.514 qytetarë brenda vendit. Kjo përfaqëson mbi 44 për qind të trupit elektoral me të drejtë vote, raporton lajmi.net
Ky nivel pjesëmarrjeje përbën rekord të ri për zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë, duke e tejkaluar pjesëmarrjen e regjistruar në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti.
Në atë proces zgjedhor, në qendrat e votimit brenda Kosovës kishin votuar 871.662 qytetarë, një shifër më e ulët krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ndërkohë, në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke përfshirë edhe votat nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, numri i përgjithshëm i votave kishte arritur në 966 mijë./Lajmi.net/