Vdes një 26 vjeçar pasi ra nga kati i tetë i ndërtesës në Skenderaj – Policia po e heton rastin
Sot rreth orës 21:00, një person ka rënë nga kati i tetë i ndërtesës në Skenderaj. Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se i njëjti ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF-së në Skenderaj. “Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi…

Lajme
Sot rreth orës 21:00, një person ka rënë nga kati i tetë i ndërtesës në Skenderaj.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se i njëjti ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF-së në Skenderaj.
“Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 26 vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Siç ka njoftuar Policia, të gjitha njësitë kompetente policore kanë dal në vendngjarje dhe po e hetojnë rastin. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë i Policisë: