Vazhdojnë ndeshjet në garat evropiane, vëmendja te Real Madrid – Barcelona, Liverpool – Manchester City

Sot vazhdojnë ndeshjet në garat evropiane. Gjatë ditës së sotme do kemi takime tejet interesante për t`u ndjekur. Vëmendja kryesore është në Madrid, saktësisht në ‘Santiago Bernabeu’, ku Reali do mirëpres Barçën, me fillim nga ora 16:15. Ndeshje kjo që cilësohet si më e ndjekura në tërë botë dhe duke parë formën e ekipeve pritet…

Sport

16/10/2022 08:25

Sot vazhdojnë ndeshjet në garat evropiane.

Gjatë ditës së sotme do kemi takime tejet interesante për t`u ndjekur.

Vëmendja kryesore është në Madrid, saktësisht në ‘Santiago Bernabeu’, ku Reali do mirëpres Barçën, me fillim nga ora 16:15.

Ndeshje kjo që cilësohet si më e ndjekura në tërë botë dhe duke parë formën e ekipeve pritet të na dhurojë spektakël.

Ndeshja tjetër e rëndësishme zhvillohet në Angli, nga ora 17:30.

Kampioni në fuqi, Manchester City udhëton në ‘Anfield’, për xhiron e kësaj jave në Premier Ligë.

Derbi tjetër i kësaj dite mbahet në Francë, ndërmjet Paris Saint Germain – Marseille, që zhvillohet në orën 20:45.

Ndeshje tjerat që zhvillohen sot janë Aston Villa – Chelsea, Leeds United – Arsenal dhe Manchester United – Newcastle të gjitha me fillim nga ora 15:00.

Në Itali dy ekipet e Milanit luajnë, fillimisht Interi me Salernitana nga ora 12:30, kurse në 20:45 Milani do jetë mysafirë i Verona.

Në Gjermani dy gjigantët gjithashtu kanë ndeshje gjithashtu, Union Berlini është nikoqir i Borussia Dortmund, kurse Bayern Munich pret Freiburg nga ora 19:30./Lajmi.net/