Trajneri në La Liga me taktikë të turpshme, e urdhëron lojtarin e tij të shtiret si i lënduar në fushë

Athletic Bilbao dhe Getafe barazuan 2-2 në San Mames në ndeshjen e javës së shtatë të La Liga dhe miqtë nga periferia e Madridit demonstruan një anti-futboll që nuk e kemi parë më herët. Taktikat e miqëve në fund të ndeshjes, ishin vonesat e lojës dhe detaji i turpshëm afër fundit që u regjistrua edhe…

Sport

28/09/2023 12:38

Athletic Bilbao dhe Getafe barazuan 2-2 në San Mames në ndeshjen e javës së shtatë të La Liga dhe miqtë nga periferia e Madridit demonstruan një anti-futboll që nuk e kemi parë më herët.

Taktikat e miqëve në fund të ndeshjes, ishin vonesat e lojës dhe detaji i turpshëm afër fundit që u regjistrua edhe nga kamerat.

Pra, në dëshirën për të mos lejuar që Bilbao të dilte me shpejtësi përpara, Carmona u rrëzua në fushë dhe u shtir sikur po ndiente dhimbje, edhe pse nuk ishte lënduar.

Mediat spanjolle tregojnë se kjo ishte një urdhër i ardhur nga trajneri Bordalas që ndodhej pas shpinës së tij.

Bordalas demonstroi taktika të turpshme kundër Barcelonës në fillim të këtij sezoni, por këtë herë lojtarët e klubit nga Madridi e tepruan vërtet.

Kjo shkaktoi zemërimin e lojtarëve dhe tifozëve të Bilbaos dhe Inaki Ëilliams u përgjigj duke i thënë trajnerit të Getafe se ishte turp ajo që po bënin lojtarët e tij dhe se ishte ai që u thoshte ta bënin.

Bordalas shenanigans
nga u/Shiru-futboll