Sveçla në konferencën e jashtëzakonshme për media: Sulmi i mbrëmshëm nuk ishte i rëndomtë, e mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në konferencën e jashtëzakonshme për media të thirrur nga Policia e Kosovës e që po mbahet në veri të vendit pas sulmit të mbrëmshëm, ka thënë se ishte një sulm kritik për të cilin përgjejgës është Beogradi zyrtar. Ai e ka cilësuar si sulmin më të…

Lajme

30/11/2024 17:53

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në konferencën e jashtëzakonshme për media të thirrur nga Policia e Kosovës e që po mbahet në veri të vendit pas sulmit të mbrëmshëm, ka thënë se ishte një sulm kritik për të cilin përgjejgës është Beogradi zyrtar.

Ai e ka cilësuar si sulmin më të rëndë që nga paslufta ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, duke i përmendur edhe dëmet e shkaktuara.

“Ky nuk është sulm i rëndomtë por sulm i menduar mire nga organizata terroriste, qëllimi ishte të maksimizohet dëmtimi ne dem të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj“, u shpreh ai./Lajmi.net