Sulmoi me sëpatë vëllain e tij, arrestohet 63 vjeçari në Prizren
Një 63 vjeçar është arrestuar sot në Romaj të Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili ka treguar arsyen e arrestimit të tij. Bytyqi ka thënë se i njëjti ka sulmuar vëllain e tij 72 vjeçar me sëpatë. “Sot, më 14.09.2025 rreth orës 09:00, në fshatin…

Lajme
Një 63 vjeçar është arrestuar sot në Romaj të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili ka treguar arsyen e arrestimit të tij.
Bytyqi ka thënë se i njëjti ka sulmuar vëllain e tij 72 vjeçar me sëpatë.
“Sot, më 14.09.2025 rreth orës 09:00, në fshatin Romaj – Prizren, është raportuar një rast i sulmit fizik me mjet të fortë (sëpatë), ku i dyshuari (Sh.U., 63 vjeçar) ka sulmuar vëllain e tij (R.U., 72 vjeçar). Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sëpatë, disa thika, një shufër metalike dhe një boks metalik”, ka thënë Bytyqi.