Sorensen nga Praga: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka ritheksuar se procesi i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë të mbetet nën lehtësimin e Bashkimit Evropian, duke përjashtuar çdo mundësi të bilateralizimit të tij. Gjatë një takimi në Pragë me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, Sorensen tha…

Lajme

26/05/2026 19:53

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka ritheksuar se procesi i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë të mbetet nën lehtësimin e Bashkimit Evropian, duke përjashtuar çdo mundësi të bilateralizimit të tij.

Gjatë një takimi në Pragë me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, Sorensen tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet kyç për avancimin e të dyja vendeve drejt integrimit evropian, transmeton lajmi.net.

“Me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, bisedova për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Theksova se nuk do të ketë bilateralizim të dialogut. Ai mbetet një proces i lehtësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët kanë nevojë për normalizim për të përparuar në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi ai./lajmi.net/