Ramsdale: Arsenali nuk heq dorë për titull
Arsenali mbrëmë pësoi disfatë në ndeshjen e xhiros së 33-të në Premier Ligë në humbjen 4:1 në ‘Etihad’. Ndeshja mund të kishte përfunduar me më shumë gola për Cityn, por ishte Aaron Ramsdale, i cili nuk lejoi diçka të tillë. Pas përfundimit të kësaj sfide, portieri i Arsenalit, Ramsdale foli në mikrofonat e faqes zyrtare…

Sport
Arsenali mbrëmë pësoi disfatë në ndeshjen e xhiros së 33-të në Premier Ligë në humbjen 4:1 në ‘Etihad’.
Ndeshja mund të kishte përfunduar me më shumë gola për Cityn, por ishte Aaron Ramsdale, i cili nuk lejoi diçka të tillë.
Pas përfundimit të kësaj sfide, portieri i Arsenalit, Ramsdale foli në mikrofonat e faqes zyrtare të “Topçinjve”.
“Reagimi im i menjëhershëm është zhgënjimi. Ne erdhëm këtu për të fituar dhe nuk ia dolëm. Nuk kemi luajtur për 9 muaj për të qenë në këtë situatë, nuk mund të ankohemi e as të heqim dorë. Nëse ndodh diçka, ne duhet të jemi aty për të ndërhyrë.
Manchester City të ndëshkon nëse nuk je i qetë në fushë. Ishte e vështir të futeshim në lojë, por në të njëjtën kohë nuk po e shtynim veten sa duhet në pjesën e parë. Ata ishin të pamëshirshëm dhe shënuan dy gola. Kur do, City bëhet i frikshëm, por ne nuk duhet të dorëzohemi dhe jemi ndër më të mirët e Premier League. Ne do të luftojmë deri në fund për t’u përpjekur ta përfundojmë sezonin në krye”, është shprehur portieri i Arsenalit./Lajmi.net/