Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa nesër në Kosovë
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, një vizitë e paralajmëruar ditë më parë. Gjatë qëndrimit në vend, Costa do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në orën 11:00. Më pas, në orën 11:40, ai do të takohet edhe me kryeministrin…
Lajme
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, një vizitë e paralajmëruar ditë më parë.
Gjatë qëndrimit në vend, Costa do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në orën 11:00. Më pas, në orën 11:40, ai do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Lidhur me vizitën, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ndërmarrë masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut, me qëllim sigurimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve të planifikuara.
Sipas Policisë, këto masa mund të përfshijnë ndërprerje të shkurtra të qarkullimit në segmente të caktuara rrugore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, varësisht nga vlerësimet e sigurisë dhe nevojat operative.
“Policia e Kosovës do të punojë në koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës dhe për të minimizuar ndikimin e masave të sigurisë në lëvizjen e qytetarëve. Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe të të gjithë pjesëmarrësve në trafik, si dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë në terren”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.