Policia e Gjakovës konfiskon 110 patentë në kuadër të planit “Droni”

Policia Rajonale e Trafikut në Gjakovë ka vazhduar aksionin ‘Droni’, ku për tri ditë ka konfiskuar 112 patentë shoferë për kundërvajtje të ndryshme. Në njoftimin e Policisë thuhet po ashtu se janë shqiptuar edhe mbi 900 gjoba. “Duke marr parasysh numrin e madh të kundërvajtjeve që shkaktojnë drejtuesit e mjeteve, duke rrezikuar jetën e tyre…

Lajme

29/05/2024 21:12

Policia Rajonale e Trafikut në Gjakovë ka vazhduar aksionin ‘Droni’, ku për tri ditë ka konfiskuar 112 patentë shoferë për kundërvajtje të ndryshme.

Në njoftimin e Policisë thuhet po ashtu se janë shqiptuar edhe mbi 900 gjoba.

“Duke marr parasysh numrin e madh të kundërvajtjeve që shkaktojnë drejtuesit e mjeteve, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të tjerëve, si masa preventive dhe ndëshkuese në kuadër të aktiviteteve të kësaj task force, nga data 24.05.2024 e deri me datën 28.05.2024, janë konfiskuar si masë mbrojtëse njëqind e dymbëdhjetë (112) patentë shoferi për kundërvajtjet të ndryshme, ndër të tjera për: tejkalime në vende të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve, mos ndalja në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semaforë etj.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe janë shqiptuar edhe nëntëqind e dy (902) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: tejkalime të shpejtësisë, përdorimi i telefonit dhe mos vendosja e rripit të sigurisë gjatë ngasjes etj.”

Postimi i plotë: