Policia arreston një të dyshuar në Ferizaj për armëmbajtje pa leje, i sekuestrohen disa pistoleta dhe fishekë

Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar për armëmbajtje pa leje, i cili kishte shtënë në drejtim të panjohur. Pas gjetjes së provave, policia ka sekuestruar personit të dyshuar një revole Glock 17 me 11 fishekë, po ashtu edhe një pistoletë e modifikuar e modelit “Sig Sauer” dhe 4 fshikë të kalibrit 7.65. Ndërsa…

Lajme

28/03/2024 10:24

Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar për armëmbajtje pa leje, i cili kishte shtënë në drejtim të panjohur.

Pas gjetjes së provave, policia ka sekuestruar personit të dyshuar një revole Glock 17 me 11 fishekë, po ashtu edhe një pistoletë e modifikuar e modelit “Sig Sauer” dhe 4 fshikë të kalibrit 7.65.

Ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar per shkak te dyshimit se ka kryer veprat e lartcekura. Dyshohet se i dyshuari e kishte përdorur armën pasi që janë gjetur edhe gëzhojat, megjithate nuk kishte persona te lenduar. Janë sekuestruar një revole Gllock 17 me 11 fishek te kalibrit 9 mm, po ashtu tek i dyshuari është sekuestruar një pistolet e modifikuar (Sig Sauer dhe Zoraki) me 4 fishek kalibër 7.65 mm. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” /Lajmi.net/