Pamje: Papa ua lan dhe ua puth këmbët të burgosurave, ato qajnë nga emocionet

Papa Françesku ua pastroi dhe ua puthi këmbët 12 grave të burgosura gjatë ditës së parë në periudhën katërditore të mbushur me ngjarje para Pashkëve. Veprimi i papës është ritual tradicional i Pashkëve, raporton agjencia “Reuters”. Papa përdori një enë ngjyrë ari dhe një leckë të bardhë për t’ua tharë ujin në këmbë të burgosurave, para…

Bota

29/03/2024 14:21

Papa Françesku ua pastroi dhe ua puthi këmbët 12 grave të burgosura gjatë ditës së parë në periudhën katërditore të mbushur me ngjarje para Pashkëve.

Veprimi i papës është ritual tradicional i Pashkëve, raporton agjencia “Reuters”.

Papa përdori një enë ngjyrë ari dhe një leckë të bardhë për t’ua tharë ujin në këmbë të burgosurave, para se t’ua puthte gjymtyrën e poshtme.

Disa prej tyre u panë shumë të emocionuara dhe s’mund t’i mbanin lotët.