Një 18 vjeçar nga Kçiqi dërgohet në spital pa shenja jete, Policia po e heton vdekjen
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kçiq të Madh të Mitrovicës. Një mashkull, rreth 18-vjeçar, është dërguar pa shenja jete në spital, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se Policia ka dal në vendngjarje, dhe se bashkë me prokurorin e…
Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kçiq të Madh të Mitrovicës.
Një mashkull, rreth 18-vjeçar, është dërguar pa shenja jete në spital, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se Policia ka dal në vendngjarje, dhe se bashkë me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet.
“Mitrovicë e Jugut, 22.02.2026 fshati Kçiq i Madh Rreth orës 18:40,është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në Spital. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/