Ngjarja e rëndë ndaj “Top Channel”, Artan Hoxha: Kompania që ka dhënë ekskluzivitetin kërkoi mbylljen e Big Brother

Mbrëmjen e së dielës, një breshëri plumbash u hodh drejt objektit të “Top Channel-it”, ku mbet i vdekur roja. Pas kësaj janë bërë reagime të shumta, ku disa prej tyre kanë kërkuar edhe mbylljen e “Big Brother”, shkruan lajmi.net. Gazetari Artan Hoxha ka bërë të ditur se kompania që ka në zotërim patentën e “Big…

ShowBiz

29/03/2023 08:52

Mbrëmjen e së dielës, një breshëri plumbash u hodh drejt objektit të “Top Channel-it”, ku mbet i vdekur roja.

Pas kësaj janë bërë reagime të shumta, ku disa prej tyre kanë kërkuar edhe mbylljen e “Big Brother”, shkruan lajmi.net.

Gazetari Artan Hoxha ka bërë të ditur se kompania që ka në zotërim patentën e “Big Brother” ka kërkuar që ta mbyllë programin pas sulmit të bërë ndaj Top Channel.

Mbrëmjen e djeshme, ai tha se kompania e ka ndjerë që është cënuar siguria dhe e kanë kërkuar mbylljen e programit, por nuk shtoi më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje.

“Sot diskutohej kompania, Endemol, që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për Big Brother. Është cënuar siguria. Kërkon ta mbyllë. Ti e pe, njeriu që dha të dhënat e para ishte Qetsori, është nga Vlora ai. Duket vlonjati sepse është mësuar. Të ishte në Tiranë do të na kishte thënë janë zjarrfikëse. Por, të flasim për sigurinë, kemi hetuesit më të mirë në kryqytet. Nëse ne me burime të mira njerëzore nuk e zbardhim dot. Atëherë, çfarë të themi? Unë kam qenë tek Top Channel në darkë, kam shkuar dhe në mëngjes sepse nuk bëja dot lidhjen, pse është vrarë roja. Derisa thanë ekspertët që është goditur me një plumb rikoshetë.”, thotë Hoxha./Lajmi.net/

@artanhoxhaofficial

#artanhoxha #artanhoxhaofficial #fyp #fypシ #viral #tirana #prishtina #opinion opinion.al #blendifevziu #tvklan #klan #topchannel #bigbrother #bigbrothervip #bigbrothervipalbania #bigbrothervipalbania2 #luizejlli #policia #policiaeshtetit

♬ Scary music horror mystery(1040775) – parts di manta