Napoli të pamposhtur, fitojnë edhe kundër Udinese

Napoli fiton ndeshjen ndaj Udinese. Napoli vazhdon me serinë e fitoreve edhe këtë xhiro, pasi në shtëpi mposhtën 3:2 Udinese. Lideri aktual i Serie A nuk dinë për humbje në 15 ndeshje këtë edicion, përcjell lajmi.net. Qysh në minutën e 15` të takimit epërsinë Napolit ia dhuroi Victor Osimhen. Mirëpo, ata nuk u ndalën me…

Sport

12/11/2022 16:58

Napoli fiton ndeshjen ndaj Udinese.

Napoli vazhdon me serinë e fitoreve edhe këtë xhiro, pasi në shtëpi mposhtën 3:2 Udinese.

Lideri aktual i Serie A nuk dinë për humbje në 15 ndeshje këtë edicion, përcjell lajmi.net.

Qysh në minutën e 15` të takimit epërsinë Napolit ia dhuroi Victor Osimhen.

Mirëpo, ata nuk u ndalën me aq, pasi realizuan edhe njëherë në pjesën e parë.

Po rridhte minuta e 31` kur Piotr Zelinski dyfishoi epërsinë e vendasve.

Edhe në pjesën e dytë ishin Napoli që administruan lojën, por në fund pësuan dy gola të shpejtë.

Por, edhe vendasit realizuan sërish. Kur po luhej minuta e 58` ishte Eljif Elmas që shënoi golin e tretë.

Udinese në anën tjetër krijuan pak raste, por shënuan dy herë.

Në minutën e 79` ishte Nestorovski që realizoi. Kurse, ngushtoi epërsinë në 3:2 Samardzic, pasi shënoi në minutën e 82`.

Me fitoren e marrë sot, skuadra e Luciano Spaletti qëndrojnë në vendin e parë me gjithsej 41 pikë të grumbulluara.

Ndërsa, Udinese ndodhen në pozitën e tetë me 24 pikë./Lajmi.net/