Mbyllet pjesa e parë United – Chelsea: ‘Djajtë’ me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin që po zhvillohet në ‘Old Trafford’. Man United është duke kryesuar 2:0 ndaj Chelsea, shkruan lajmi.net. Golin e parë e ka shënuar Casemiro. Braziliani tundi rrjetën e ‘Bluve’ në minutën e 6’ të ndeshjes. Ndeshja më pas vijoi me mundësi nga të dyja skuadrat, me vendasit që shënuan…

Sport

25/05/2023 21:53

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin që po zhvillohet në ‘Old Trafford’.

Man United është duke kryesuar 2:0 ndaj Chelsea, shkruan lajmi.net.

Golin e parë e ka shënuar Casemiro.

Braziliani tundi rrjetën e ‘Bluve’ në minutën e 6’ të ndeshjes.

Ndeshja më pas vijoi me mundësi nga të dyja skuadrat, me vendasit që shënuan edhe njëherë.

Anthony Martial ishte ai që tundi rrejtën e kundërshtarit.

Vlen të përmendet që në minutën e 29’ Antony pësoi një lëndim të rëndë, duke u zëvendësuar më pas nga Marcus Rashford.

Me këtë rezultat Man United siguron matematikisht një vend për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, nga vendi i tretë me 72 pikë./Lajmi.net/