Mbyllet pjesa e parë: Ende pa gola në derbin londinez, Tottenham – Chelsea

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Londrës. Gjatë 45 minutave të parë skuadrat nuk kanë arritur të zhbllokojnë sfidën, duke u mbyll kështu 0:0, shkruan lajmi.net. Ndeshja u konkretizua edhe me momente tensioni, ndërmjet Hakim Ziyech dhe Richarlison. Gjyqtari ndëshkoi me kartonë të kuq marokenin, por pasi shikoi VAR-in, e anuloi atë duke…

Sport

26/02/2023 15:23

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Londrës.

Gjatë 45 minutave të parë skuadrat nuk kanë arritur të zhbllokojnë sfidën, duke u mbyll kështu 0:0, shkruan lajmi.net.

Ndeshja u konkretizua edhe me momente tensioni, ndërmjet Hakim Ziyech dhe Richarlison.

Gjyqtari ndëshkoi me kartonë të kuq marokenin, por pasi shikoi VAR-in, e anuloi atë duke e ndëshkuar më pas vetëm me kartonë të verdhë.

Chelsea ishin më të mirë në këtë pjesë të parë, duke krijuar raste, por jo aq të rrezikshme për portën e Fraser Froster.

Përveç në një mundësi të Raheem Sterling, që goditja e tij u prit nga portieri i ‘Spurs’.

Tottenham në anën tjetër kërkonin të shënojnë ndaj ‘Bluve’, megjithatë nuk bën asgjë gjatë këtyre 45 minutave lojë.

Chelsea në minutën e 19’ morën një lajm aspak të mirë, pasi u lëndua shtylla e mbrojtjes, Thiago Silva.

Braziliani u desh të lë fushën mjaft herët, duke u zëvendësuar nga Wesley Fofana./Lajmi.net/