Manny Pacquiao po rikthehet në boks, mësohet edhe kundërshtari
Boksieri i njohur, Manny Pacquiao po rikthehet në sportin e boksit në moshën 46-vjeçare. Filipinezi ka gjetur edhe kundërshtarin për t’u rikthyer në ring. Pacquiao do të luftoj kundër kampionit të WBC, Mario Barrios më 19 korrik të këtij viti në Las Vegas. Barrios është 32-vjeçar dhe gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 32 meçe…

Sport
Boksieri i njohur, Manny Pacquiao po rikthehet në sportin e boksit në moshën 46-vjeçare.
Filipinezi ka gjetur edhe kundërshtarin për t’u rikthyer në ring.
Pacquiao do të luftoj kundër kampionit të WBC, Mario Barrios më 19 korrik të këtij viti në Las Vegas.
Barrios është 32-vjeçar dhe gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 32 meçe profesionale, ka fituar në 29 (18 me nokaut), ka humbur në dy (një me nokaut) dhe ka barazuar në një meç.
Pacquiao gjatë karrierës ka zhvilluar 70 meçe, ku ka 62 fitore (39 me nokaut), tetë humbje (tri me nokaut) dhe dy barazime.