LVV thërret konferencë tjetër për media në orën 19:30
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se 90 nga 120 deputetë të Kuvendit nuk e kanë dhënë nënshkrimin e tyre, duke dhënë këtë informacion gjatë konferencës për media. Ajo bëri të ditur se, teksa po shkonte në konferencë, ishte njoftuar se brenda pak minutash, në orën 19:30, shefja e Grupit Parlamentar të…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se 90 nga 120 deputetë të Kuvendit nuk e kanë dhënë nënshkrimin e tyre, duke dhënë këtë informacion gjatë konferencës për media.
Ajo bëri të ditur se, teksa po shkonte në konferencë, ishte njoftuar se brenda pak minutash, në orën 19:30, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje Arbërie Nagavci, do të mbajë konferencë për media.
“Ju lutem që gjithçka që lidhet me qëndrimet e LVV-së t’i adresoni në atë konferencë që mbahet pas pak minutave. Ajo që mund të them është se në Kuvend janë 120 deputetë dhe 90 prej tyre nuk e kanë dhënë nënshkrimin”, u shpreh Haxhiu.
Ajo nuk dha detaje të tjera lidhur me zhvillimet politike, duke lënë qëndrimet zyrtare të subjektit të saj të bëhen publike nga Grupi Parlamentar. /Lajmi.net/